Gjen mjet të pashpërthyer në lumin e fshatit

Një person ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45, në fshatin Baks në Skenderaj .

Njësitet përkatëse policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit pa incidente.