FOTOGALERI - Gjilani në festë, kampionët zbarkojnë mes simpatizuesve

Futbollistët e KF Drita nga Gjilani kanë zbarkuar mes mijëra simpatizuesve në sheshin e qytetit, pak orë pasi u kurorëzuan me titullin e kampionit të Kosovës në futboll.

Në një atmosferë festive në sheshin e qytetit, futbollistët kanë nxjerrë trofeun më të rëndësishëm të futbollit në vend.

Ata sot barazuan 0:0 me rivalin e drejtpërdrejtë për titull, KF Prishtina, duke u shpallur kampion i Kosovës në një ndeshje të zhvilluar në Pejë.

Shikoni më poshtë fotografitë nga atmosfera në Gjilan: