Drita kampione e Superligës

Drita edhe zyrtarisht është kampione e Superligës së Kosovës për sezonin 2019/2020, një xhiro para përfundimit të kampionatit.

Skuadra gjilanase e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu është shpallur kampione e Kosovës për herë të tretë në histori të klubit.

Drita u shpallë kampion falë barazimit 2-2, në ndeshjen Gjilani – Ballkani e cila u luajt sot nga ora 17:00.

“Intelektualët”, shpallën kampion të Superligës me 68 pikë një xhiro para fundit.