Takimet e Veselit me fëmijët e punëtorive të demokracisë | Foto: KALLXO.com

Fëmijët Interesohen për Punën e Veselit

Kryeparlamentari Kadri Veseli vizitoi sot punëtoritë e demokracisë – programet e edukimit të të rinjve për demokracinë parlamentare, në ambientet e organizatës “Toka” ku po zbatohet ky projekt.

Fëmijët, pjesë e këtyre programeve e pyetën Veselin për rolin e tij si kryetar i Kuvendit dhe se si shkon një ditë e zakonshme e punës në këtë institucion.

Fëmijët u interesuan të dinë se a ka raporte të mira me deputetët Veseli dhe a ndihmojnë deputetët për ta zgjedhur Presidentin.

Veseli tha para fëmijëve se deputetët duhet të kenë raporte të mira në mënyrë që të punojnë për të ardhmen e një Kosove më të bukur.

Veseli tregoi se është obligim i deputetëve të votojnë për ta zgjedhur Presidentin e vendit

Në fund Veseli u kërkoi fëmijëve që bashkërisht në gjuhën gjermane t’i falënderojnë austriakët si mbështetës të këtij projekti.

Punëtoritë e demokracisë po përkrahen nga Fondacioni austriak Erste-Stiftung, ndërsa po zbatohen nga organizata “Toka”.

Fëmijët ia dhanë Veselit disa kopje të një publikimi ku promovoheshin të drejta të barabarta për të gjithë.