FOTO ILUSTRIM

Dy të Lënduar në Rrahjen Mes Katër Vetave në Prapaqan

Policia ka arrestuar katër persona, të cilët ishin përfshirë në një rrahje.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në Prapaqan të Deçanit dje rreth orës 18:10.

Rrahja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.