Dogana Konfiskon 1,480 Litra Birrë të Kontrabanduar

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë ndaluar mbrëmë në Mazgit, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një furgon në të cilin pas kontrollit janë gjetur arka me birra për të cilat vozitësi nga Mitrovica nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

Dogana thotë se pas kontrollit në furgon janë gjetur 148 arka me nga 22 shishe gjysmëlitërshe birre “Zajeçarsko”, prodhim i Serbisë, pa mbulesë dokumentacioni.

Sasia e përgjithshme e pijeve alkoolike është 1,480 litra.

Sipas një komunikate të Doganës së Kosovës, furgoni (i cili ka ardhur nga regjioni i veriut) dhe malli janë konfiskuar deri në përfundimin e procedurave kundërvajtëse.

Arkat me shishe të birrës që u konfiskuan mbrëmë – Foto: Dogana e Kosovës