Foto: RTV 21

Dita kur Ranë Bombat dhe Nisi Shpresa

Sulmet kishin filluar në orën 19:45 të 24 marsit 1999, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, siç quhej atëherë unioni Serbi- Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Presidenti Clinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviqit.

Më 11 forcat serbe filluan të tërhiqen nga Kosova, pastaj në Kosovë hynë forcat e NATO-s.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj.

KALLXO.com kishte shkruar për restorantin e një shqiptari në Bllacë të Maqedonisë ku u finalizua Marrëveshja e e Kumanovës.

Si kapitulloi Millosheviqi në restorantin e shqiptarit?