Fëmijë duke shkuar në shkollë - Foto: Rtv21

'Disa Fëmijë Janë Detyruar ta Ndërpresin Shkollimin në Mitrovicë'

Kandidatja nga radhët e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka thënë se është njohur me disa probleme që i ka ditur dhe disa që nuk i ka ditur për komunën që garon dhe se konform këtyre nevojave ajo së bashku me partinë e saj kanë përgatitur një program real për Mitrovicën.

Kandidatja e PDK në “Click” të RTV21 duke folur për arsimin më Mitrovicë tha se arsimi në këtë komunë përballet me disa probleme që janë të rënda.

“I është privuar fëmijëve që të shkojnë në shkollë. Janë disa fshatra dhe lokacione në afërsi të Mitrovicës që përmbi 2 kilometra udhëtojnë fëmijët dhe disa prej tyre janë detyruar që ta ndalin mësimin, për mu kjo është urgjente”, tha Idrizi.

Më tej, Valdete Idrizi tha se muajve të fundit janë detyruar disa shkolla dhe çerdhe të ndërpresin mësimin në Mitrovicë për shkak të mungesë së ngrohjeve dhe siç tha ajo në këto probleme do të intervenohet fillimisht nëse vjen në pushtet.

Ndryshe gara e balotazhit në Mitrovicë do të zhvillohet mes Valdete Idrizit nga PDK dhe Agim Bahtirit nga AKR./21Media