Arkiv

Burrë e Grua Lëndohen në Aksident

Burrë e grua kanë mbetur të lënduar në një aksident në Fshati Karaq të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të policisë në aksident janë përplasur dy makina ndërsa nuk janë dhënë sqarime për shkaktarët e aksidentit Viktimat e rastit sipas policisë janë dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

NDËRLIDHUR

Në raportin e saj policia ka njoftuar edhe për aksidente të tjera në vend. Sipas të dhënave gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 66 aksidente trafiku në të cilat një person ka vdekur dhe 27 të tjerë janë lënduar. Policia në vazhdimësi ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë në trafik përfshirë rritjen e numrit të tiketave të cilat vetëm në 24 orët e fundit kanë arritur shifrën 2 153 tiketa.

ETIKETA

13 Gusht 2017 - 18:11

Adelina Ahmeti 13/08/2017 - 18:11
NDËRVEPRIMI0