Fotografia: Facebook

Berlini Merr Masa Kundër të Huajve Kriminelë

Qeveria gjermane ka miratuar sot në këshillin e ministrave një projektligj, i cili parasheh përshpejtimin e dëbimit të të huajve përgjegjës për krime, raporton Reuters.

Reagimi i qeverisë vjen pas një varg sulmesh kundër femrave që kanë ndodhur në natën e Vitit të Ri.

Rreth 600 gra janë ankuar se janë sulmuar në Köln dhe në qytete të tjera gjermane gjatë asaj nate.

Policia i ka përqendruar hetimet në emigrantët pa dokumente të rregullta, që vijnë nga vende nga Afrika Veriore, si dhe në azilkërkuesit, raporton Reuters.

Propozimi i ministrit të Drejtësisë, Heiko Maas dhe i ministrit të Brendshëm, Thomas de Maizière, ka për qëllim përshpejtimin e procedurave të dëbimit të të huajve, që s’janë nga vende anëtare të BE-së, të shpallur fajtorë për sulme fizike ose seksuale.

Gjermania ka pranuar më shumë se 1,1 milion azilkërkues vitin e kaluar.

Sipas agjencisë Reuters, ërojektligji do dërgohet në Bundestag, dhoma e ulët e Parlamentit gjerman.