Arrestohet pasi ia vuri zjarrin një garazhi dhe shpoi me thikë gomat e një veture

Një person është arrestuar dje rreth orës 01:30 në rrugën “Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj  për zjarrvënie të një garazhi.

Policia ka njoftuar se i arrestuari, me katër prill ka hedhur një shishe të mbushur me benzinë në garazhin e viktimës.

Garazhi është përfshirë nga zjarri, ku janë ndezur edhe disa mjete të punës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka dëmtuar me thikë edhe katër gomat e veturës së viktimës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.