Arkiva - Foto: KALLXO.com

Arrestohet Haki Hajdari, i Dënuar për Krime në Cahan

Hajdari ishte akuzuar në vitin 2010 nga Prokuroria Speciale për trajtim çnjerëzor, rrahje me qëllim të nxjerrjes së pohimeve, shkelje të integritetit trupor të një numri të pacaktuar të të ndaluarve civilë në kampin në Cahan të Shqipërisë.

Haki Hajdari, i cili është nga fshati Klinë e Skenderajt, ishte dënuar me 6 vjet burgim.

Avokati i tij Gani Rexha tha për KALLXO.com se nuk ka informacion se është arrestuar klienti i tij.

“Unë nuk e di që është arrestuar por e di që nuk është paraqitur asnjëherë për ta vuajtur dënimin”, tha Rexha.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe u.d. kryetari i Gjykatës së Mitrovicës, Ali Kutllovci.

“Nuk i di shumë detajet e rastit por e di që është arrestuar dhe është dërguar në burg”, tha Kutllovci për KALLXO.com.

Bashkë me Hajdarin në vitin 2012 ishte dënuar edhe Sabit Geci me dënim unik prej 15 vjet burg, Shaban Hoti u dënua me 7 vjet burgim dhe Riza Alijaj u dënua me dënim unik prej 12 vjet.

4. Shpallet vendimi për rastin Geci