FOTO ILUSTRIM

Arrestim për Narkotikë dhe Shfrytëzim Seksual

Sipas raportin 24 orësh të policisë, një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimet se ka mbajtur për dy net një viktimë trafikimi për shfrytëzim seksual.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti dyshohet se ka mbajtur për dy net të strehuar në një lokacion të dyshuar viktimën me qëllim të shfrytëzimit seksual”, thuhet në raport.

Policia bën me dije se te i dyshuari pas bastisjes është gjetur edhe drogë.

“Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 1.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, sqarohet në raport.

Të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

Më 25 prill KALLXO.com shkroi për një arrestim në lidhje me trafikim njerëzish në Fushë-Kosovë.

http://kallxo.com/nje-arrestuar-per-skllaverim/