Apostolova: Liria e Shprehjes Bazohet në Raportim të Faktuar

Komentet e diplomates europiane u bënë në Ditën Ndërkombëtare të Verifikuesve të Fakteve që shënohet sot, më 2 Prill.

Ajo tha se liria e shprehjes bazën e ka në faktimin e asaj për të cilën mediat raportojnë.

“Interesi ynë është t’i zhvillojmë dhe t’i mbështesim mediat në Kosovë në atë formë që është në përputhje me parimet tona. Ashtu si thash, liria e shprehjes bazohet në gjetjen e fakteve dhe në fakte që janë të provuara që t’i jepet popullatës e vërteta reale për ngjarjen”, tha ajo.

Apostolova tha se liria e shprehjes është një prej vlerave më të çmuara europiane, prandaj BE në Kosovë është e interesuar për liri të shprehjes.

“Ajo që presim të shohim këtu është është gazetarë dhe mendim të gazetarëve që është i bazuar në gjetje të fakteve, balancim dhe argumentim. Për ne është shumë e rëndësishme që ta mbështetim financiarisht dhe politikisht këtë liri të gazetarëve që është e bazuar në konfirmim të fakteve”, tha Apostolova.

Ajo tha gjithashtu se teknologjia është e rëndësishme për gazetarët por, sipas saj, me teknologjinë gazetarët duhet të kenë edhe përgjegjësi gjatë raportimit.