Apeli i Vërteton Dënimin të Akuzuarit për Rekrutim për Terrorizëm

Një kolegj i Gjykatës së Apelit, ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës por edhe të prokurorit lidhur me aktgjykimin dënues të shqiptuar nga Gjykata në Ferizaj.

Në këtë mënyrë, Apeli ka vërtetuar dënimin me 5 vite burg ndaj Musa Ademit i cili ishte gjetur fajtor për dërgimin e disa shtetasve të Kosovës në Siri, për t’iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimin e shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë si dhe nuk ka as shkelje të Ligjit Penal në dëm të akuzuarit.

Kjo gjykatë e vlerëson të drejtë edhe vendimin mbi dënim, dhe konsideron se i njëjti është në përputhje me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale dhe shkallen e përgjegjësisë se të akuzuarit.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar lidhur me ecurinë e këtij gjykimi.

http://kallxo.com/denim-per-terrorizem/

http://kallxo.com/deshmitari-i-besoj-vec-gjykimit-te-allahut/