Droga e konfiskuar | Foto: Kallxo.com

Aksion i Policisë Kundër Marijuanës (Foto)

Policia përfundoi një aksion disajavor kundër narkotikëve i cili u zhvillua në disa rajone të Kosovës.

Aksioni u zhvillua në bashkëpunim mes drejtorive për hetimin e trafikimit me narkotikë në Gjakovë, Pejë e Ferizaj dhe me ndihmën e Njësisë Speciale Operative të Prishtinës dhe Njësisë për Reagim të Shpejtë në Gjakovë.

Gjatë këtyre javëve, sipas policisë, janë konfiskuar 130 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë të ndarë në 315 paketime.

Narkotikët janë konfiskuar në lokacione të ndryshme të Kosovës, ndërsa janë arrestuar 2 persona te dyshuar.

Gjithashtu është konfiskuar edhe një armë, një veturë që dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërsa policia është duke punuar edhe për arrestimin e personave tjerë të ndërlidhur me drogën e konfiskuar.

Droga e konfiskuar | Foto: POlicia e Kosovës

KALLXO.com shkroi edhe për aksione tjera të policisë kundër drogës.