Debat Pernime për Ferizajn. Foto: Atdhe Mulla

Muharrem Svarqa Mbron Punën e Katër Viteve në Ferizaj

Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa, kërkoi një mandat të dytë në krye të komunës ndërsa foli në Debat Pernime për ato që i konsideroi të arritura gjatë mandatit të tij që po përfundon.

Ai tha se komuna e drejtuar nga ai ka subvencionuar 600 mijë euro kamata në agrobiznese.

Për mandatin e ardhshëm, Svarqa tha se do të angazhohet në sigurimin e shujtave për nxënës deri në klasën e nëntë.

“Qëllimi i pushtetit është lehtësimi i jetës së banorëve dhe ngritja e mirëqenies ekonomike e sociale. Kamerat kanë ndikuar në uljen e krimit dhe rritjen e sigurisë së banorëve të Ferizajt”, tha Svarqa.

Në debat po marrin pjesë Amir Rexhepi (AKR), Agim Aliu (PDK), Bashkim Fazliu (NQF), Besnik Berisha (NISMA), Faton Topalli (LVV), Muharrem Svarqa (LDK), Qazim Rrahmani (PAI) dhe Xhavit Zariqi (AAK).