ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Vrasja në Istog, njëri nga të arrestuarit është vëllai i grabitësit të vrarë

Njëri nga dy personat e arrestuar sonte në kuadër të hetimeve rreth vrasjes së policit Izet Demaj, në Istog, është edhe vëllai i Kamber Metajt, grabitësi i dyshuar që u vra në përleshjen e armatosur me policët pas një tentimi grabitjeje në filialin e bankës NLB.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, tha sonte për KALLXO.com se lidhur me rastin pas hetimeve intensive janë arrestuar dy të dyshuar për ofrim të ndihmës në tentimin për grabitjen e bankës në Istog.

KALLXO.com merr vesh se njëri prej të dyshuarve, Y.M., është vëllai i grabitësit të vrarë.

Ndërsa, i arrestuari tjetër është U.M. që është një i afërm i tyre.

https://kallxo.com/ekskluzive-vrasja-ne-istog-arrestohen-2-te-dyshuar/

Dy të dyshuarve me urdhër të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sot pasdite, në një incident në qendër të Istogut, është vrarë zyrtar i Policisë, Izet Demaj si dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, kur Policia ishte informuar për një tentim grabitje në filialin e bankës NLB.

Porsa kanë shkuar në vendin e ngjarjes, policët janë përballur me plumbat e të dyshuarit, për të cilin besohej se kishte marrë peng dy persona në bankë.

https://kallxo.com/video-18-momenti-i-vrasjes-ne-istog/

Gjatë përleshjes ishte qëlluar polici Izet Demaj e më pas edhe i dyshuari.

Policin e plagosur e kishin nisur drejt Spitalit të Pejës, ku kishte arritur pa shenja jete.

https://kallxo.com/vrasja-e-policit-ky-ishte-arsenali-i-armeve-te-grabitesit/

www.kallxo.com