Votohet ligji për Ministrinë e Mbrojtjes

Kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, tha se është nder për të që sot të jetë në seancën historike të Kuvendit.

“Për projektligjet e FSK-së janë mbajtur dy dëgjime publike në Graçanicë dhe në Prizren”, tha Shala duke prezantuar projektligjin.

“Janë formuar 8 grupe punuese, prezentë kanë qenë edhe përfaqësues të FSK-së. 11 amandamnete kanë dalë në këtë kohë”, tha ai.

Shala ftoi deputetët që të votojnë për amandamentet e propozuara për Projektligjin për Ministrinë  e Mbrojtjes.

Të gjitha 11 amendamentet e projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes janë votuar me 106 vota në favor dhe një abstenim.

Ky ligj e bën Rrustem berishën nga ministër i FSK-së në minisër të Mbrojtjes.