Video: Momenti kur Rifati dhe burrat e tjerë të Jasharajve u kthyen në Kosovë dy javë pas çlirimit

Me 29 qershor të vitit 1999 katër meshkujt e familjes Jashari, Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamzë) Jashari të cilët jetonin në mërgim u kthyen në Kosovë, dy javë pas çlirimit.

Kjo ishte hera e parë që ata vinin në Kosovë dhe nuk i takuan të gjallë më të dashurit e tyre, të cilët kishin rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës, të cilët deri në frymën e fundit luftuan me paramilitarët serbë me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari, nuk iu linte vend lotëve, por krenarisë dhe porosiste të gjallët që të punohet në realizmin e aspiratave dhe që shqiptarët të ishin të bashkuar.

“Nëse doni me na i flladitë zemrat tona dhe me na i shëru varrët tona duhet të jeni të bashkuar më shumë sot se kurrë”, ishte porosia që Rifat Jashari dha atëherë.

Video e publikuar për herë të parë në rrjetet sociale.Me rastin e 20 vjetorit te kthimi nga Gjermania i kater anetareve te familjes se Shaban (Murat) Jasharit: Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamze) Jashari. Keta kater anetare u kthyen pas luftes, saktesisht, me 29 qershor 1999 ne oret e mesdites, spari ishin ne Shtabin e Ushtrise ÇLIRIMTARE te Kosoves ne Skenderaj, prej ketu pastaj shkuan ne vendlindjen e tyre, ne Prekazin Heroik te Skenderajt! Ky inqizim publikohet per here te pare!#Shpërndaje

Publiée par Adem Jashari sur Mercredi 6 mars 2019

Video credits: Halit Barani

06 Mars 2019 - 22:48

RTV21 06/03/2019 - 22:48
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend