Vetura godet një person në Fushë-Kosovë

Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një automjet para pak minutash në Fushë-Kosovë.

Ngjarja, sipas burimeve të KALLXO.com, ka ndodhur rreth orës 23:00 në afërsi të objektit të Komunës së Fushë-Kosovës.

Personi i lënduar është transportuar nga autoambulanca e QKMF-së “Fatmir Krasniqi” në Fushë-Kosovë.

Burimet e KALLXO.com thonë se viktima është dërguar drejt QKUK-së.