Vdes 65 vjeçari pas vetaksidentit, dyshohet se pati sulm në zemër  

Një burrë ka vdekur si pasojë e vetëaksidentit të shkaktuar pas sulmit në zemër që ka përjetuar derisa ishte duke vozitur.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën Prishtinë –Mitrovicë, në fshatin Milloshëvë.

Bazuar në ekzaminimet fillestare nga ekipi mjekësor, sipas Ahmetit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një komplikimi shëndetësor, i cili dyshohet të ketë qenë sulm kardiak.

“Kjo ka bërë që vozitësi në mënyrë të ngadalësuar të devijoj nga rruga. Viktima A. B. Mashkull 65 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje. Njësitet policore në bashkëpunim më prokurorinë përkatëse janë duke punuar në sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka thënë ajo.

Ahmeti gjithashtu ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.