Tragjedi në Skenderaj, vdes 13 vjeçari, lëndohet vajza 3 vjeçare

Një 13 vjeçar ka mbetur i vdekur pas goditjes nga një veturë në rrugën “Mbretresha Teutë” në Skenderaj.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Skenderaj rret orës 14:30.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një veturë ka goditur dy fëmijë, njëri 13 vjeçar ndërsa tjetri tre vjeçar, të cilët pas ndihmës së parë në QKMF janë dërguar në QKUK. Rreth orës 18:50 jemi njoftuar se 13 vjeçari ka vdekur”, tha Zahiti për KALLXO.com

Ai tutje shtoi se sipas mjekëve kujdestar gjendja e tre vjeçarit është stabile.

Ndërsa, shoferi i veturës i cili ka goditur fëmijët është arrestuar dhe të njejtit i është caktuar masa e ndalimit.

Zahiti tha se shkaktar i këtij aksidenti dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësiss së lëvizjes.

Mjeku kujdestar në QKUK tha për KALLXO.com se 13 vjeçari ka ardhë në QKUK pa shenja jete, ndërësa për vajzën e vogël 3 vjeçare thotë se ka lëndime në kokë dhe do të pranohen në neurokirurgji.

“Në QKUK kanë ardhur për të marrur trajtim mjeksor dy fëmijë, që për fatkeqsisht njëri nuk ka mundur të i përballoj lendimeve të renda, i cili në fakt është sjell pa shenja jete nga Mitrovica. Që pavarsisht të gjitha masa të ndermarrura reanimatore nuk ka qenë e mundur të bëhet asgjë. Ndërsa vajza e vogël ka lëndime në kokë dhe do të pranohen në neurokirugji”, tha për KALLXO.com, Naser Syla , mjeku kujdestar në QKUK.

Ndërsa edhe sot në orët e para të mëngjesit, nga një vetaksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj kanë mbetur të vdekur dy persona.

https://kallxo.com/ferizaj-dy-te-vdekur-ne-komunikacion/