Zyrtari i Policisë së Kosovës Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

Zubin Potok, Policia parandalon kontrabandë me cigare

Sot në Zubin Potok Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me cigare.

Sipas Veton Elshanit, një veturë-kombi është konfiskuar, ndërsa nuk ka të arrestuar deri më tani.

“Rreth orës 16:30 në Zubin Potok kemi hasur në një rast të kontrabandës me cigare. Një kombi i ngarkuar është konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në doganë. Nuk ka të arrestuar” – ka thënë Elshani për KALLXO.com.