Zjarri në "Maxi" | Foto: KALLXO.com

Zjarr në Marketin “Maxi” në “Ulpianë”

Zëdhënësja e policisë Florie Ahmeti e konfirmoi rastin per KALLXO.com ku tha se nuk ka te lenduar

“Sot rreth orës shtatë kemi pranuar një informatë për një zjarr në një market në Rrugën “Zija Shemsiu” në Lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për të lënduar,” tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se detaje të reja do të jepen gjatë ditës

“Ekipet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes, detaje të tjera lidhur me rastin do t’ju japim pas ekzaminimit te vendit te ngjarjes,” tha Ahmeti.

Menaxheri i kësaj pike të “Maxi”-t që nuk deshi të identifikohet, tha se zjarri ka ndodhur në orën 6:50 dhe se shkaqet e kësaj ngjarjeje lidhen me energjinë elektrike.

” Dëmet janë të mëdha, thuajse komplet malli i kësaj pike”, tha menaxheri.

Nga fotot e bëra prej KALLXO.com shihet se zjarri dëmtoi hyrjen e dyqanit.

maxi1 maxi3 maxi5