Ilustrim

Specialët e Kosovës arrestojnë tre shtetas të Shqipërisë kërcënuan një Italian

Njësitë elite të Policisë së Kosovës kanë arrestuar tre shtetas të Shqipërisë nënë dyshimin se kanë kërkuar shuma të mëdha të parave nga një shtetas Italian në Kosovë.

Burime të KALLXO.com mësojnë se shtetasi Italian ishte duke punua në një Organizatë Joqeveritare e cila ofronte ndihma për komunitetin.

Tre të dyshuarit kanë kërkuar mijëra euro nga viktima” ka thënë një burim.

Operacioni i arrestimit sipas burimeve është kryer nga njësia Antiterror e njohur si (FIT) në dy lokacione në Pejë, Ferizaj dhe kufirin me Shqipërinë

Zyrtarisht rasti është hapur në prokurorinë e Pejës Shkodran Nikqi zëdhënës në Prokurori ka treguar se aksioni është zhvilluar në disa qytete të Kosovës.

“Te njëjtit e kanë kanosur  dhe detyruar viktimën i cili është shtetas i një vendi të bashkimit evropian dhe punon në një organizatë jo qeveritare në Kosovë. Prokuroria është ne përgatitjen e kërkesës për caktimin e paraburgimit prej 1 muaji”, tha Nikqi.