Skenderaj stoliset me flamuj për festat e nëntorit

Komuna e Skenderaj ka nisur që disa ditë përgatitjet për festat e 28 nëntorit, ku edhe ka publikuar agjendën se cilat janë aktivitetet që do të zhvillohen në nder të festave.

Ndërkaq, Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj është stolisur më flamuj kuq e zi dhe me pankarta “LAVDI KOMANDANTIT ADEM JASHARI”.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari përmes një postimi në ‘Facebook’ ka uruar shqiptarëve festat e nëntorit, duke paralajmëruar edhe se janë bërë gati për aktivitetet.

“Skenderaj ynë, me ngjyrat e flamurit të shqiptarisë, të Ismail Qemalit, Adem Jasharit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i bërë gati për aktivitetet që na presin këto ditë”, thuhet në njoftimin e tij.

Kjo është agjenda e Komunës së Skenderajt: