Rahoveci triumfon ndaj Bashkimit me lehtësi

KB Rahoveci ka vazhduar me fitore duke e mposhtur KB Bashkimin me rezultat 101-81, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi e vreshtarëve në sezonin pranveror nga pesë ndeshje të zhvilluara.

Ndeshjen e nisi më mirë Bashkimi duke e fituar çerekun e parë me rezultat 24-23.

Vendasit u kthyen në lojë në çerekun e dytë duke e fituar me rezultat 30:23, duke e shkuar në pushim me rezultat të përgjithshëm 53-47.

Çereku i tretë i takoi në tërësi vreshtarëve të cilët e fituan me rezultat 27-15.

Po ashtu edhe çereku i katërt i takoi Rahovecit të cilin e fituan me rezultat 21-19, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 101-81.

Te Rahoveci u dalluan Darell Davis me 21 pikë e nëntë kërcime, Joshua McFolley me 21 pikë e 10 asistime, Altin Morina me 16 pikë e nëntë asistime dhe Alban Veseli e Aron Nëankëo me nga 14 pikë.

Ndërkaq te Bashkimi më të mirët në fushë ishin Terik Bridgeman me 20 pikë e tetë kërcime Musab Mala me 15 pikë dhe Corey Ross me 14 pikë.

Rahoveci vazhdon të jetë lider me 16 fitore dhe pesë humbje.

Kurse Bashkimi ka 12 fitore dhe tetë humbje.