Basketboll, Rahoveci bëhet me trajner të ri

KB Rahoveci ka njoftuar se ka emëruar trajner të ri Serhat Shehit i cili vie nga Turqia.

Shehit ka nënshkruar kontratë me Rahovecin deri në fund të këtij sezoni duke e zëvendësuar grekun Fotis Takianos që është larguar nga kjo skuadër.

Kujtojmë që Shehit e njeh mirë basketbollin e Kosovës, pasi në sezonin e kaluar ishte pjesë e Trepçës duke e shpëtuar skuadrën mitrovicase nga rënia nëpërmjet plejautit.

Skuadra e Rahovecit është duke kaluar në krizë të rezultateve pasi deri tani i ka vetëm dy fitore duke u pozicionuar në vendin e parafundit në tabelë.

“KB Rahoveci arrin marrëveshjen me teknikun turk Serhat Sehit për të marrë timonin e skuadrës sonë në vazhdim të këtij edicioni”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.