Mbledhja e Qeverisë Haradinaj - Foto: KALLXO.com
Qeveria ndan 40 mijë euro për malazezët në Kosovë
02.4.2019 - 14:49
Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës për ndarje të mjeteve financiare.
Kryeministri Haradinaj bëri të ditur se për këtë komunitet ndahen 40 mijë euro.
“Këto mjete ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë. Aprovimi i kësaj shume do ta mundësonte plotësimin e kësaj skeme”, tha kryeministri.
Kjo kërkesë mori edhe aprovimim e kabinëtit qeveritar.