
Policia pretendon se nuk janë djegur prova nga zjarri në stacionin e Zubin Potokut
25.11.2020 - 08:47
Një zjarr pa kapluar një pjesë të objektit të stacionit të policisë në Zubin Potok.
KALLXO.com merr vesh se është djegur kulmi i stacionit në Zubin Potok, dhe se nuk ka dëme të tjera në katet poshtë në stacion kanë intervenuar zjarrfikësit dhe e kanë shuar zjarrin.
Policisë se Kosovës nga Prishtina ka nisur ekipin për t`i hetuar shkaktarët e zjarrit.
“Si pasoj e rrymës elektrike, nuk ka të lënduar, zyrtarët kanë reaguar shpejtë dhe i kanë larguar gjërat çka kanë pas me largu, stacioni është në shtëpi private të cilën e kemi kontraktuar derisa të ndërtohet stacioni policor, shtëpia e vjetër, instalimi i vjetër ngarkesa e madhe”, ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.