Netflix shton gjashtë milionë abonentë të rinj pas eleminimit të fjalëkalimit të përbashkët

Netflix ka raportuar rritjen e tij më të madhe në pagimin e parapaguesëve – gati gjashtë milionë – që nga ditët e para të pandemisë, pasi strategjia e tij për ta ndaluar ndarjen e fjalëkalimeve është shpërblyer.

Platforma e transmetimit të mediave ka shtuar 5.9 milionë abonentë në tremujorin e dytë dhe tani ka mbi 238 milionë klientë që paguajnë, thuhet në një njoftim të bërë  të mërkurën.

Netflix ka punuar për ta eliminuar praktikën e fjalëkalimeve të përbashkëta midis shikuesve që nga maji, në një përpjekje për të përmirësuar përfitimin e saj. Më herët kishte thënë se më shumë se 100 milionë familje po i ndajnë llogaritë e Netflix.

Testuar fillimisht në vende të kufizuara, përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë, zyrtarë nga Netflix kanë thënë se planifikojnë ta zgjerojë këtë strategji në tregje të tjera në mbarë botën.

Pas rritjes së shikueshmërisë të shkaktuar nga puna e kryer nga shtëpia që nga viti 2020, presionet globale inflacioniste reflektuan një ngadalësim të të ardhurave të kompanisë që nga fillimi i vitit 2022.

Netflix prezantoi një opsion me çmim të ulët, i cili përfshinte reklama dhe filloi t’i bllokonte fjalëkalimet e përbashkëta, duke i detyruar klientët që i përdornin ato të bashkoheshin zyrtarisht në platformë. Mbajtësit e llogarisë kanë gjithashtu mundësinë të paguajnë një shtesë prej 8 dollarësh në SHBA për të lejuar familjet që jetojnë në familje të ndryshme të ndajnë llogaritë.

Pavarësisht skepticizmit fillestar të tregut, më shumë përdorues të Netflix më në fund kanë zgjedhur të paguajnë për shërbimin në vend që ta anulojnë.

Të ardhurat e kompanisë u rritën me 2.7% nga viti në vit në tremujorin e dytë, megjithëse më të ulëta se sa që ishin pritshmëritë e tregut./DW

Përgatiti: Nuhi Shala