Netflix prezanton dy opsione të reja

Platforma Netflix i cili u ofron përdoruesve përmbajtje multimediale sipas kërkesës së tyre, sjell dy veçori.

Netflix po e përmirëson veçorinë ‘My List’ për ta bërë më të lehtë renditjen e shfaqjeve dhe filmave që përdoruesit i kanë shënuar më parë.

Duke filluar së pari në Android, ata do të jenë në gjendje ta filtrojnë listën e tyre sipas filmave, shfaqjeve televizive, statusit “Haven’t Started,” “Started,” dhe të renditet sipas kohës kur kanë shtuar diçka në listën e tyre, datën e publikimit dhe renditjen alfabetike, ka deklaruar zëdhënësi i Netflix, Layal Brown për The Verge.

Veçoritë e reja duhet të jenë vërtet praktike. Në varësi të faktit se sa adhurues jeni i etiketimit të përmbajtjes në shërbim, opsionet e renditjes mund të jenë një mënyrë e thjeshtë për t’i renditur titujt e shumtë që i keni shtuar në listë. Brown thekson se kjo do të shfaqet fillimisht në Android në fillim të javës dhe se do të vijë në iOS në “javët e ardhshme”.

Netflix ka treguar se si do të duket ekrani i përditësuar i opsionit  ‘My List’.

Netflix po shton gjithashtu një linjë “Coming Soon” në ekranin fillestar në versionin televiziv të aplikacionit të tij, i cili mund të jetë një mjet i dobishëm për ata që kërkojnë të zbulojnë se kur do të vijnë shfaqje dhe filma të rinj që mund t’u pëlqejnë. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje ta përcaktojnë një kujtesë kur një seri ose film i caktuar është i disponueshëm./The Verge

Përgatiti: Nuhi Shala