Ilustrim:Taksi - Foto: KALLXO.com

Nën kërcënimin e thikës, grabitet një taksi në kryeqytet

Policia e Kosovës njoftoi se një person ka grabitur një taksi në Prishtinë.

Sipas forcave të rendit, rasti është duke u hetuar.

Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke kryer shërbime taksi një klient, i dyshuari mashkull deri më tani i pa njohur nën kërcënimin e thikës ia ka marrë kuletën në të cilën viktima kishte dokumentet personale dhe një kartelë të bankës. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në njoftim.