Ilustrim, Gëzhoja plumbash

Mitrovicë 'feston' me armë, arrestohet

Mbrëmë, njësitet policore të stacionit ’Jugu’ në Mitrovicë kanë marrë informacion se kanë dëgjuar të shtëna me armë gjatë një dasme.

“Veprimet policore ishin orientuar drejt identifikimit të lokacionit ku ishin dëgjuar të shtënat, ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari H. M., 57 vjeçar, është konfiskuar një armë e llojit pistoletë, me të cilën dyshohet se i dyshuari e ka shkrepur në aheng familjar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pas procedurave intervistuese i dyshuari me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës vazhdon të apeloj qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma është i sanksionuar me ligj.