Data kur LDK e LVV mund ta përfundojnë marrëveshjen për koalicion

Vjosa Osmani që ishte kandidate e LDK-së për kryeministre dhe është  nënkryetare e LDK-së ka folur për hapat e fundit të krijimit të qeverisë së re me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Vjosa nuk dha datë të sigurtë për arritjen e marrëveshjes për koalicion.

Megjithatë tha se shpresojnë që java e ardhshme ta gjen Kosovën me këtë marrëveshje.

“Ne kemi vullnet që ta përbyllim gjatë vikendit dhe besojë se ka mundësi të madhe”, tha Osmani kur u pyet se kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Me certifikimin e zgjedhjeve të 6 tetorit u bë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 29 ulëse në Kuvend, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 28. Këto dy parti po vazhdojnë bisedimet për koalicion parazgjedhor.