Treni nga brenda | Foto: KALLXO.com

Treni Si Kishë nga Brenda

Treni që u nis në mëngjes nga Beogradi ndërsa është në rrugë drejt Mitrovicës Veriore, në brendi të tij i ngjan një kishe, pasi në të janë vizatuar ikona të kishave ortodokse serbe

Në fotografitë e KALLXO.com shihet dekorimi i brendshëm i trenit dhe disa nga udhëtarët që po udhëtojnë me të.

Mes udhëtarëve ka edhe familjarë dhe fëmijë, ndërsa disa nga ta duken të lodhur nga udhëtimi.

Treni para pak momenteve u ndal në Rashkë në një pauzë para vazhdimit të rrugës drejt Kosovës.

ikonat

Mediet serbe raportuan se me tren është duke udhëtuar edhe shefi i Zyrës së Serbisë në Kosovë Marko Gjuriq.

Nisja e këtij treni shkaktoi reagime të shumta në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shkroi sot në Facebook se ky tren nuk duhet të lejohet të hyjë në Kosovë, ngase me të po udhëtojnë edhe persona që e kanë të ndaluar të hyjnë në tokën kosovare.

Mediet serbe kanë raportuar gjatë ditës se në tren ndodhet edhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Dje Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që të mos e lejojë hyrjen e këtij treni në Kosovë.