Samsung Galaxy A72 - Performancat

Përfaqësuesi i fundit i linjës së njohur të smartphoneve Samsung është Galaxy A72, një kombinim 6.7 inç prej plastikës dhe qelqit që përpiqet të pushtojë me dizajnin e tij të thjeshtë dhe një mori karakteristikash tjera tërheqëse.

A72 është një version i zgjeruar i Galaxy A52 i cili është lansuar diç më herët dhe, në sajë të ndërtimit të tij të lehtë, peshon pak më shumë për shkak të madhësisë së baterisë prej 5000 mAh.

Galaxy A72 gjithashtu vjen me certifikimin IP67, që do të thotë se pajisja mund të mbijetojë një zhytje në ujë dhe të qëndrojë në të për gjysmë ore, me kusht që të mos jetë i zhytur në një thellësi prej më shumë se një metri, shkruan portali kroat tportal.hr.

Ekrani

SA72 vjen me një ekran Super AMOLED me një frekuencë funksionimi 90 Hz, dhe me skaje pak më të trasha dhe një ndërprerje shumë diskrete në të cilën fshihet një kamerë selfie 32 MP. Për sa i përket biometrisë, A72 përdor një sensor të gjurmës së gishtit poshtë ekranit që, megjithëse nuk është më i shpejti që kemi hasur, zhbllokon ekranin pa ndonjë gabim.

Foto: tportal.hr

Procesori dhe memoria

Nën kapakun e tij A72 ka një Qualcomm Snapdragon 720G i mbështetur nga Adren 618. Kjo është, pa dyshim, pjesa më e dobët e verzionit A72, nëse për ndonjë gjë, atëherë për shkak të konkurrencës që ofron fuqi përpunimi më të mirë për të njëjtin çmim.  

Sa i përket hapësirës ruajtëse, ky telefon inteligjent vjen me 128 GB ose 256 GB çiftëzohet me 6 GB ose 8 GB RAM. Nëse ju mbaron hapësira, mund ta azhurnoni duke përdorur një kartë MicroSD.

Sistemi funksionon me Android 11 të mbështetur nga ONE UI 3.1 i Samsung dhe përveç tre azhurnimeve të premtuara të sistemit, ai ofron të gjitha përfitimet e platformës softuerike Samsung duke përfshirë një lansues të video-lojërave dhe Bixby. E vetmja gjë që mungon është Samsung DeX, por pajisja pak a shumë e kompenson këtë me aftësinë për të sinkronizuar lehtësisht me kompjuterët windows.

Kamerat

Sa i përket kamerës, Samsung Galaxy A72 vjen me një sistem quad-core që përbëhet nga një lente kryesore me kënd të gjerë 64 MP, një lente telefoto 8 MP, një lente me kënd ultra të gjerë 12 MP dhe një lente makro 5 MP. Performanca e kombinuar e këtij moduli përfshin shkrepjen në kushte të ndriçimit të ulët, zmadhim optik të trefishtë dhe video-regjistrim  deri në rezolucion 4K me stabilizim optik të imazhit. E përkthyer në zhargon më të kuptueshëm, kamera A72 shkëlqen më shumë kur përdoret në dritën e ditës dhe, ndërsa siguron atë mundësi, ngadalë fillon të tregojë shenja lodhjeje nëse përdorni diçka më shumë se opsionet themelore gjatë natës.

Me fjalë të tjera, fotot tuaja do të kenë sukses, por do të duhet të punoni në një mënyrë pak më kufizuese, duke iu përmbajtur cilësimeve më pak të kërkuara nëse nuk doni zhurmë ose interval dinamik të kufizuar. Falë një programi shumë të mirë, performanca e kamerës ka përmbushur pritjet e adhuruesëve të këtij telefoni.  

Foto: tportal.hr

Bateria 

Bateria, me mbështetje për karikim të shpejtë deri në 25 ë dhe kapacitet shumë të lartë, demonstron performancë të kënaqshme për një periudhë prej një dite e gjysmë, pas së cilës kërkohet të lidhet prapë me një karikues.

 

Përkthimi: Nuhi Shala