Opsioni popullor më në fund i disponueshëm edhe për përdoruesit evropianë të Instagram

Në fund të vitit të kaluar, Instagram prezantoi disa opsione të reja për rrjetin e tij social. Ndër të tjera, prezantoi edhe një opsion të statusit të tekstit të quajtur Instagram Note, i cili i lejon përdoruesit t’i ndajnë statuset e tekstit me disa nga miqtë ose ndjekësit e tyre në atë rrjet social.

Në fillim, opsioni u lansua vetëm në tregje të caktuara, por tregu evropian nuk ishte në mesin e tyre. Tani kjo ka ndryshuar dhe Instagram po fillon ta zgjerojë disponueshmërinë e opsionit Notes në tregje të tjera – duke përfshirë vendet e BE-së, Britaninë e Madhe dhe Japoninë.

Kur u prezantua Notes, disa e paraqitën atë si një alternativë ndaj Twitter, por ka ende dallime të mëdha mes opsionit të ri Instagram dhe rrjetit social të Musk. Dallimet më të mëdha lidhen me numrin e karaktereve, por edhe me vendndodhjen e shfaqjes së atij statusi. Domethënë, Notes suporton maksimumi 60 karaktere, ndërsa në Twitter mund të futni 280 prej tyre dhe ajo që është më e rëndësishme, këto statuse nuk do të shfaqen në feed-in e Instagramit.

Domethënë, ato mund të ndahen vetëm me një grup të kufizuar njerëzish (ata që ndiqni, por edhe ata që ju ndjekin, pra njerëz nga lista e miqve të ngushtë) mbi foton e profilit në balonat e bisedës në kutinë e mesazheve direkte.Pasi të publikohen, këto mesazhe të shkurtra me tekst zhduken brenda 24 orëve.

Opsioni Notes është pritur mirë në tregjet ku është tashmë i disponueshëm dhe është veçanërisht i popullarizuar në mesin e adoleshentëve. Ky opsion nuk është ende i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në Evropë, por fillimi i disponueshmërisë së tij u njoftua dje, në mënyrë që të gjithë përdoruesit (evropianë) së shpejti të mund të fillojnë t’i ndajnë statuset me tekst brenda mesazheve në Instagram./ The Verge

 

Përgatiti: Nuhi Shala