New York Times po e blen Wordle, një lojë që po çmendë botën

 

New York Times, NYT, po e blen Wordle, një lojë online që ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm kohët e fundit.

Ky vendim nga NYT vë në pah rëndësinë e njësisë së lojërave e cila përmban elementë të tillë si fjalëkryqet dhe Spelling Bee, si një mënyrë për të tërhequr abonentë të rinj.

“NYT mbetet e fokusuar të bëhet një abonim kyç për çdo person që flet anglisht dhe dëshiron të kuptojë botën dhe të përfshihet në të. Lojërat e NYT janë një pjesë kyçe e kësaj strategjie”, tha kompania në një deklaratë të sajën.

Deri në fund të tremujorit të tretë, kompania kishte afërsisht 980,000 abonime të lojërave. E themeluar nga inxhinieri i softuerit Josh Wardle në tetor të vitit 2021, Wordle u jep lojtarëve gjashtë përpjekje çdo ditë për të gjetur një fjalë misterioze me pesë shkronja.

Loja u bë një fenomen kulturor në fillim të këtij muaji dhe shumë përdorues ndanë rezultatet e tyre në formën e emoji-ve. Vetëm 90 persona e luajtën lojën më 1 nëntor, sipas Times.

Në mes të janarit, rreth 300,000 njerëz e luajtën atë. Numri tani është në miliona. NYT tha në një deklaratë se e bleu Wordle me një çmim “të ulët shtatëshifror”. Kompania tha se lojën Wordle do të jenë në gjendje ta luajnë lojtarë të rinj dhe ekzistues falas. Ata pretendojnë se nuk do të ketë ndryshime në lojë./The Verge