Google Maps tani e vlerëson koston e udhëtimit tuaj

Një veçori e re e Google Maps që e vlerëson shumën financiare që duhet ta paguani gjatë vozites në një rrugë të caktuar, ka filluar të shfaqet në aplikacionet Android dhe iOS, sipas Google.

Android Police raporton se e ka parë çmimin e ri të tarifave në aplikacion, megjithëse nuk është ende i dukshëm në një palë pajisje që kemi provuar përgjatë së njëjtës rrugë. Funksioni i pagesës u njoftua për herë të parë nga Google në muajin prill.

Google thotë se çmimi i shfaqur i tarifave bazohet në “informacionet e besuara nga autoritetet lokale të tarifave” dhe merr parasysh tarifat dhe kohën e ditës kur e llogarit koston totale. Ekziston gjithashtu një ndryshim për t’i “shmangur tarifat” kur kalkulohen rrugët. Google Maps ka qenë më parë në gjendje t’ju paralajmërojë kur një tarifë paguhet në përgjithësi gjatë një udhëtimi, por jo të llogarisë se sa mund të jetë ajo tarifë.

Sipas Google, funksioni është i disponueshëm për “gati 2000” rrugë me pagesë në SHBA, Indi, Japoni dhe Indonezi për aplikacionet e tij iOS dhe Android. Ai thotë se planifikon të shtojë mbështetje në më shumë vende “së shpejti”./Verge

Përgatiti: Nuhi Shala