Trepça shënon fitoren e katërt radhazi, mposht Pejën në “Karagaç”

Klubi i basketbollit Trepça e ka fituar derbin e xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur Pejën në palestrën “Karagaçi” me shifrat 87:93.

Ndeshjen e nisi më mirë Trepça duke e fituar çerekun e parë me shifrat 20:28.

Peja u këndell në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me rezultat 33:23, për të shkuar në pushim me shifrat 53:51 për vendasit.

Çereku i tretë ishte më i mirë për pejanët të cilët e fituan me rezultat 25:18.

10 mintuëshi i fundit ishte fatal për Pejën pasi e humbën me rezutlat 9:24, për ta humbur ndeshjen me shifrat 87:93.

Trepça pozicionohet në vendin e parë me 20 pikë me nëntë fitore dhe dy barazimi nga 11 xhiro.

Kurse, Peja mbetet në vendin e pestë me 16 pikë, me gjashtë fitore dhe katër humbje.

Koshashënuesi më i mirë ishte Tyrone White i Pejës me 32 pikë.

Kurse, më i miri te Trepça ishte Cockfield me 25 pikë.