Trepça ’89 mposht Llapin

Trepça ’89 ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja u vendos nga goli i sulmuesit Mohamed Darwish në minutën e 44’.

Pas kësja fitoreje Trepça ’89 pozicionohet në vendin e pestë me 28 pikë.

Kurse, Llapi në vendin e shtatë me 23 pikë.

Në xhiron e ardhshme Trepça ’89 e pret në shtëpi Prishtinën.

Kurse, Llapi po ashtu e pret në shtëpi Ballkanin.