Llapi dhe Istogu kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Skuadra e Llapit dhe e Istogut e kanë siguruar biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore me rezultat 1-2, ndaj Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Qendërsulmuesi Ahmed Januzi shënoi për 0-1, në minutën e 7’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Për 0-2, shënoi Valmir Veliu në minutën e 51’ duke e kaluar edhe portierin e vendasve.

Vendasit e ngushtuan epërsinë në minutën e 72’ me Mohamed Darëishin.

Fituesi në ndeshjen Istogu – A&N u vendos pas penalltive.

90 minutat e rregullt u mbyllen me rezultatin 1-1.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 72’ me një gol të bukur nga Egzon Kurteshi.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 90’.

Istogu triumfoi pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 7-6.