Sot shpallet trajneri dhe futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA

Sot pritet të shpallet trajneri dhe futbollisti i vitit nga FIFA.

Shpallja do të bëhet në një ceremoni që pritet të organizohet në Zurich duke filluar nga ora 19:00.

Për emrin e trajneri të vitit garojnë, Pep Guardiola (Manchester City) që sezonin e kaluar u shpall kampion i Anglisë. Edhe sivjet ekipi i tij shihet si kandidat kryesor për të marrë titullin e kampionit.

Po ashtu në garë janë edhe trajneri i Italisë, Roberto Mancini që arriti të shpallej kampion i Evropës, dhe trajneri i Chelsea-s, Tomas Thuchel që fitoi Ligën e Kampionëve.

Ndërsa në garë për futbollistin e vitit janë: Roberto Lewandowski (Bayern Munich) që edhe pse pati një sezon fantastik nuk arriti që të merrte Topin e Artë. Në garë po ashtu janë edhe Messi (PSG), fituesi i fundit i Topit të Artë dhe Mohamed Salah që po kalon në një formë të jashtëzakonshme te Liverpool.