Samir Zekiqi, basketbollisti i muajit shkurt

Basketbollisti i KB Yllit, Samir Zekiqi është zgjedhur më i miri për muajin shkurt.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Zekiqi ishte shpallur MVP i xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

25 vjeçari nga Mitrovica është duke kaluar në formë të mirë në këtë sezon me Yllin.

Ish-basketbollisti i Trepçës, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës në basketboll në dy ndeshjet e fundit ndaj Islandës dhe Luksemburgut.