Nora Gjakova do të luftojë për medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale nga kanadezja, Jessica Klimkait në Kampionatin Botëror të Xhudos.

Gjakova do të luftojë për medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos.

Klimkai fitoi me “Ippon” pas dy minutave luftë ndaj Nora Gjakovës.

28 vjeçarja do ta kërkojë medaljen e parë botërore.

Nora Gjakova në luftën për medaljen e bronztë do të përballet me xhudisten serbe Marica Perishiq.

Nora Gjakova është e katërta në ranglistën botërore në kategorinë deri 57 kilogramë dhe pas Botërorit synon medalje në Lojërat Olimpike.