Mbrojtësi i Greqisë kërkon fitore ndaj Kosovës

Qendërmbrojtësi grek Konstantinos Mavropanos, në konferencë për media para ndeshjes ndaj Kosovës, ka bërë të qartë se kanë udhëtuar drejt Kosovës për t’i marrë tri pikë të plota.

“Nuk kemi ndonjë lojtarë të vecantë me të cilin do ta identifikonim në sulm, në përgjithësi ne e dimë që Kosova është ekip i fortë dhe e dimë se me kënd do të ballafaqohemi. Definitivisht ne jemi këtu që të fitojmë, e dimë që kemi me u ballafaqu me një Kosovë të fortë, e kemi parë që kanë fituar ndaj Gjeorgjisë, por, definitivisht do të japim maksimumin që të fitojmë”, ka thënë Konstantinos Mavropanos

Ai ka shtuar se do të jetë ndeshje e vështirë për grekët, por sipas tyre gjithçka është e mundur.

“Definitivisht do të jetë ndeshje e vështirë, cdo ndeshje për ne do të jetë si finale, ne e kemi parë se Suedia e ka mposhtur Spanjën dhe gjithçka është e mundur, shpresojmë që të fitojmë nesër, dhe t’i marrim pikët e plota që të ngjitemi sa më lartë në grup”, ka deklaruar Konstantinos Mavropanos.

Kosovë – Greqi, luhet të dielën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.