Këtu mund të blihen biletat për ndeshjen Greqi-Kosovë

Kosova do të përballet me kombëtaren e Greqisë me 14 nëntor në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar uebfaqen, përmes së cilës qytetarët që duan ta përcjellin nga afër ndeshjen në Greqi, mund t’i blejnë biletat.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se shitja e biletave për ndeshjen Greqi-Kosovë, për tifozët kosovarë behët nëpërmjet platformës online të Federatës Greke në linkun e mëposhtëm”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Klikoni këtu për të blerë biletën.

Po ashtu është bërë e ditur se për të hyrë në stadium tifozët duhet të kenë: Certifikatën e Vaksinimit apo dëshminë që e ka kaluar COVID-19. Ndërsa me teste PCR nuk lejohet hyrja në stadium.