Maqedoni e Veriut – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, që luhet në stadiumin “Todor Proeski, në Shkup.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës së Kombeve në Ligën D.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi, për ta siguruar një vend në Kampionatin Europian, “Euro 2020”.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare:

Maqedonia e Veriut:

Dimitrievski, Bejtullai, Velkoski, Musliu, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Nestorovski, Pandev

Kosova:

Muriq, Kololli, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Berisha, Shala, Zeneli, Celina, Hadërgjonaj, Nuhiu.